Ja kush do ta shoqërojë Albin Kurtin për homazhe të varri i Ibrahim Rugovës

Aktuale

Ja kush do ta shoqërojë Albin Kurtin për homazhe të varri i Ibrahim Rugovës

Nga: A.J Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 10:05
Ibrahim Ruigova, Albin Kurti

Në 12 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës sot pritet që për herë të parë tashmë kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të bëjë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova.

Në homazhet që pritet të bëhen pas pak pritet që Kurtin ta shoqëroj edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se dy krerët e shtetit do të bëjnë bashkë homazhe të varri i presidentit Rugova. Kujtojmë se sot në 12 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës Vjosa osmani më herët ka bërë homazhe edhe më anëtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pa dyshim që vizita e parë e Albin Kurtit të varri i Ibrahim Rugovës do të jetë një ngjarje e veçantë kur dihet kontributi i Rugovës për shtetin demokracinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat