Anton Quni sot përballet me Hashim Thaçin

Aktuale

Anton Quni sot përballet me Hashim Thaçin

Nga: A.J Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 10:55
Hashim Thaçi, Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni sot mund të këtë përballjën e tij publike më presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Derisa sot pritet që në orën 16:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” njoftim ky i cili vjen nga presidenca, pa dyshim se një takim do të ketë mes Hashim Thaçit e Anton Qunit.

Anton Quni në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes  dhe Hashim Thaçi si Komandanti Suprem iu drejtohet sot ushtarëve të FSK-së dhe përballja dhe vëmendja do të jetë tek Quni e Thaçi për të cilët dihet se jo rrallë herë kanë pas polemika të ashpra.

Kujtojmë se në Kuvendin e Kosovës Anton Quni kishte thënë se nuk e le politikën pa ju dergu juve prapa grilave, duke ju drejtuar Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Pa dyshim se kjo do të jetë përballja e ditës, takimi apo ceremonia e përbashkët e Anton Qunit dhe Hashim Thaçit, ani pse gazeta nuk ka mundur të merr vesh agjendën e ministrit Quni po sigurisht se do të jetë afër në krye të ushtareve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat