Urimi i Gani Gecit, përmend edhe luftën e pabarabartë me Serbinë

Aktuale

Urimi i Gani Gecit, përmend edhe luftën e pabarabartë me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 10:59
Gani Geci

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gani Geci, i cili ishte deputet në kohën kur u shpall pavarësia e Kosovës, e ka komentuar këtë ditë.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se, pas një përpjekje të vazhdueshme historike të brezave të familjes së tij, dhe pas në lufte të pabarabartë me okupatorin serbë, si dhe pas vuajtjeve të tij të pasluftës kishte fatin që të nënshkruaj deklaratën e Pavarësisë.

Ai thotë se, kjo ditë është e e veçantë dhe historike për të dhe familjen e tij.

Në fund Geci ka uruar që Zoti të bekon Kosoën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, bëhen 12 vjet nga dita e nënshkrimit për pavarësinë e vendit tim pas përpjekjeve të vazhdueshme historike brez pas brezi të familjes sime dhe pas një lufte të pa barabartë me okupatorin serb dhe pas vuajtjeve te mia personale e familjare të pas luftës pata fatin që në vitin 2008 të jem i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ta nënshkruaj pavarësinë.

Sigurisht se 17 shkurti 2008 është një ditë e veçantë dhe historike për mua dhe familjen time sepse nënshkrimi mbi letrën e papirusit do të jetoj shumë gjatë në historinë e Republikës së Kosovës!

Zoti i bekoftë qytetarët e Republikës së Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë tanë që na ndihmuan të vijm deri këtu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat