“Me dy lule po qelë pranvera”

Aktuale

“Me dy lule po qelë pranvera”

Nga: N.Sh Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:04
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani para varrit të Rugovës

Gjatë ditës së sotme, për nderë të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar presidentin Ibrahim Rugova tek varri i tij në Velani.

Së bashku me Kurtin ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Padyshim që kjo ishte një vizitë historike e Kurtit tek varri i Rugovës.

Kjo edhe është mirëpritur.

Madje ish-deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu e ka cilësuar këtë ngjarje me një epitet interesant.

“Me dy lule po qelë pranvera”, ka shkruar ish-deputeti, duke e publikuar edhe fotografinë e Kurtit dhe Osmani para varrit të Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat