Topalli: Kosova duhet të jetë vend i lirë dhe i barabartë

Aktuale

Topalli: Kosova duhet të jetë vend i lirë dhe i barabartë

Nga: A.J Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:16
Faton Topalli

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Faton Topalli në një postim të tij në facebook ka uruar 12 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës.

Ai ka thënë se sot duhet të kujtohen të gjitha ato breze që prej okupimit të viseve shqiptare nga shteti serbë dhanë gjakun e tyre dhe me mund e sakrifica bënë që Kosova të shpalle pavarësinë e sajë. 

Postimi i plotë:

Urime dita e shpalljes së pavarësisë

Sot unë kujtoj të gjitha ato breze që prej okupimit të viseve shqiptare nga shteti serbë dhanë gjakun e tyre dhe me mund e sakrifica bënë që Kosova të shpalle pavarësinë e sajë. Në këtë ditë unë urojë, përveq gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe ata shokë, shoqe e miq të cilët i kam ndjekur dhe më kanë ndjekur në këto 42 vitet e fundit të aktivitetit tim politik për një vendë të lirë dhe të barabartë për të gjithë ata që jetojnë në te. Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat