Kurti para ushtarëve të FSK-së tregon pse do ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak

Aktuale

Kurti para ushtarëve të FSK-së tregon pse do ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:28
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani kryeparlamentare dhe Albin Kurti, kryeministër, vizituan sot Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të cilët theksuan se prioritet i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se në këtë ditë të veçantë ka nderin dhe kënaqësinë në emër të Kuvendit të Kosovës t’i drejtohet Ushtrisë së Kosovës, e cila është i sinonim i shtetësisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të republikës sonë.

Osmani tha me këtë rast në këtë kazermë që mban emrin e komandantit Adem Jasharit, shembullit të sakrificës e vetëflijimit për atdhe, liri dhe pavarësi që qytetarët e gëzojnë sot, është obligim moral e qytetar, të kujtohen me dhembje por edhe krenari, përpjekjet e gjeneratave të kaluara, që u fl ijuan për Kosovën, si dhe amaneti i tyre është jetësuar, kemi shtetin dhe ushtrinë tonë.

Image

Osmani: Ushtria e Kosovës, është produkt i luftës për liri, i rezistencës së një populli të tërë

“Ushtria e Kosovës, është produkt i luftës për liri, i rezistencës së një populli të tërë, i gjakut të dëshmorëve, por edhe i miqësisë së hershme e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dhe me Bashkimin evropian që ishte nisur si mision strategjik nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova”, theksoi Osmani.

Ajo po ashtu tha se forcat tona do të konsolidohen si forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat ushtarake të NATO-së dhe si të tilla janë që tani të gatshme të kontribuojnë në operacione të paqes jashtë territorit në partneritet dhe koordinim të plotë me NATO-n.

Osmani: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet objektivi kryesor strategjik

“Të dashur ushtarakë, ju duhet të ndiheni krenarë që jeni pjesë e një formacioni ushtarak i cili ka veç një mision: mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurisë e qytetarëve të Republikës pa dallim. Do të punojmë pareshtur që të bëjmë realitet Kosovën që duam ne, vend të sigurt, ku respektohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, vend të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në NATO, Bashkimin Evropian dhe në strukturat tjera euroatlantike. Anëtarësimi në NATO mbetet objektivi kryesor strategjik i Republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë”, tha Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, tha se uniforma e ushtarëve të FSK-së, është mëshirim i sakrificës tonë kombëtare.

Kurti tha po ashtu se mbi ushtrinë bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit.

Sipas tij, pa ushtri, Kosova është e dobët dhe e pa mbrojtur.

Kurti: Mbi ju bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit

“Të gjithë ne që marrim poste dhe pozita publike e ministrore jemi në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe gjatë gjithë kohës. Me votën e tyre, qytetarët kanë deleguar besimin te ne që të udhëheqim me politika të punësimit e të zhvillimit ekonomik, të drejtësisë dhe të drejtave, të edukimit dhe shëndetësisë, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Por, mbi ju bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit. Uniforma juaj është mëshirim i sakrificës sonë kombëtare. Pa ushtri e pa mbrojtje jemi të dobët e të pa mbrojtur. Prandaj, ne mburremi me shërbimin tuaj”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar sërish se shërbimin ushtarak do ta bëjë të detyrueshëm.

Kurti: Do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm

“Ne të gjithë mund dhe duhet të mësojmë nga disiplina e ushtarit, nga përkushtimi në punë e profesion dhe nga dashuria e madhe për t’i shërbyer vendit… Prandaj, edhe do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm sepse përvoja dhe mësimet e përfituara gjatë shërbimit ushtarak na duhen për t’u përballur edhe me betejat e paqes. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk e bëjmë sepse kemi ambicie për të pushtuar apo për të sulmuar. Ne jemi popull paqedashës dhe liridashës. Ne asnjë herë nuk kemi pushtuar dhe okupuar tokat e huaja ose robëruar popuj të tjerë, por kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë çdo herë çdo cep të vendit tonë”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit duke folur për investimet në ushtri tha se kanë vendosur si qeveri e re ta rrisin forcën dhe sigurinë në vend.

Po ashtu edhe Kurti tha se prioritet i qe verisë së tij mbetet anëtarësimi në NATO dhe në BE. 

***

Me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani kryeparlamentare dhe Albin Kurti, kryeministër, vizituan sot Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të cilët theksuan se prioritet i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se në këtë ditë të veçantë ka nderin dhe kënaqësinë në emër të Kuvendit të Kosovës t’i drejtohet Ushtrisë së Kosovës, e cila është i sinonim i shtetësisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të republikës sonë.

Osmani tha me këtë rast në këtë kazermë që mban emrin e komandantit Adem Jasharit, shembullit të sakrificës e vetëflijimit për atdhe, liri dhe pavarësi që qytetarët e gëzojnë sot, është obligim moral e qytetar, të kujtohen me dhembje por edhe krenari, përpjekjet e gjeneratave të kaluara, që u flijuan për Kosovën, si dhe amaneti i tyre është jetësuar, kemi shtetin dhe ushtrinë tonë.

“Ushtria e Kosovës, është produkt i luftës për liri, i rezistencës së një populli të tërë, i gjakut të dëshmorëve, por edhe i miqësisë së hershme e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dhe me Bashkimin evropian që ishte nisur si mision strategjik nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova”, theksoi Osmani.

Ajo po ashtu tha se forcat tona do të konsolidohen si forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat ushtarake të NATO-së dhe si të tilla janë që tani të gatshme të kontribuojnë në operacione të paqes jashtë territorit në partneritet dhe koordinim të plotë me NATO-n.

“Të dashur ushtarakë, ju duhet të ndiheni krenarë që jeni pjesë e një formacioni ushtarak i cili ka veç një mision: mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurisë e qytetarëve të Republikës pa dallim. Do të punojmë pareshtur që të bëjmë realitet Kosovën që duam ne, vend të sigurt, ku respektohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, vend të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në NATO, Bashkimin Evropian dhe në strukturat tjera euroatlantike. Anëtarësimi në NATO mbetet objektivi kryesor strategjik i Republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë”, tha Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, tha se uniforma e ushtarëve të FSK-së, është mëshirim i sakrificës tonë kombëtare.

Kurti tha po ashtu se mbi ushtrinë bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit.

Sipas tij, pa ushtri, Kosova është e dobët dhe e pa mbrojtur.

“Të gjithë ne që marrim poste dhe pozita publike e ministrore jemi në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe gjatë gjithë kohës. Me votën e  tyre, qytetarët kanë deleguar besimin te ne që të udhëheqim me politika të punësimit e të zhvillimit ekonomik, të drejtësisë dhe të drejtave, të edukimit dhe shëndetësisë, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Por, mbi ju bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit. Uniforma juaj është mëshirim i sakrificës sonë kombëtare. Pa ushtri e pa mbrojtje jemi të dobët e të pa mbrojtur. Prandaj, ne mburremi me shërbimin tuaj”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar sërish se shërbimin ushtarak do ta bëjë të detyrueshëm.

“Ne të gjithë mund dhe duhet të mësojmë nga disiplina e ushtarit, nga përkushtimi në punë e profesion dhe nga dashuria e madhe për t’i shërbyer vendit… Prandaj, edhe do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm sepse përvoja dhe mësimet e përfituara gjatë shërbimit ushtarak na duhen për t’u përballur edhe me betejat e paqes. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak nuk e bëjmë sepse kemi ambicie për të pushtuar apo për të sulmuar. Ne jemi popull paqedashës dhe liridashës. Ne asnjë herë nuk kemi pushtuar dhe okupuar tokat e huaja ose robëruar popuj të tjerë, por kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë çdo herë çdo cep të vendit tonë”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit duke folur për investimet në ushtri tha se kanë vendosur si qeveri e re ta rrisin forcën dhe sigurinë në vend.

Po ashtu edhe Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij mbetet anëtarësimi në NATO dhe në BE.

***

Me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vjosa Osmani kryeparlamentare dhe Albin Kurti, kryeministër, vizituan sot Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se në këtë ditë të veçantë ka nderin dhe kënaqësinë në emër të Kuvendit të Kosovës t’i drejtohet ushtrisë së Kosovës, e cila është i sinonim i shtetësisë dhe mbrojtjes.

“Në këtë kazermë që mban emrin e Adem Jasharit, shembullit të sakrificës dhe pavarësisë që gëzojmë sot, amaneti është i çuar përpara, sepse kemi ushtrinë dhe shtetin tonë. Ju jeni përkrahësit më të mëdhenj të paqes. Sot unë dua të ju them që ju keni sakrifikuar në momentin që e keni vendosur uniformën. Nuk ka sakrificë më të madhe se sa të luftosh për vendin dhe për të mirën e tij. Forcat tona do të konsolidohen si forca ndërvepruese me forcat ushtarake të NATO”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti foli për idenë e tij për shërbimin ushtarak.

“Detyra që ju e bëni më përkushtim dhe dashuri, uniforma juaj është mishërimi i sakrificës kombëtare. I keni bërë krenarë qytetarët dhe keni lartësuar vendin me atë që keni bërë në Shqipëri. Do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, sepse përvojat në shërbimin ushtarak na duhen. Shërbimin ushtarak nuk e po e bëjmë për të sunduar, sepse asnjëherë nuk kemi pushtuar tokat e huaja, por çdo herë do të mbrojmë çdo cep të vendit tonë”, tha ai.

Image

***

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur para pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë.

Kurti ka thënë se uniforma e ushtarëve të FSK-së, është mëshirim i sakrificës tonë.

“Është kënaqësi të jem me ju sot në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë. Të gjithë ne që marrim poste publike e ministrore jemi në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe gjatë gjithë kohës. Mbi ju bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit. Uniforma juaj është mëshirim i sakrificës tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se pa ushtri e pa mbrojtje ne jemi të dobët, andaj mburremi me punën që ju e bëni.

Kryeministri Kurti ka theksuar sërish se shërbimin ushtarak do ta bëjë të detyrueshëm.

“Duhet të mësojmë nga disiplina e ushtarit dhe dëshira e madhe për ti shërbyer vendit. Do ta bëjmë të detyrueshëm shërbimin ushtarak. Shërbimin ushtarak nuk e bëjmë të detyrueshëm se kemi ambicie për të pushtuar, përkundrazi ne jemi popull paqedashës dhe liridashës. E duke qenë liridashës ne duam të jemi në gjendje të mbrojmë vendin dhe lirinë tonë”, u shpreh Kurti.

Kurti falënderoj ushtarët e FSK-së, për ndihëm që i bënë Shqipërisë gjatë tërmetit që e goditi.

"Dua të ju falënderoj për misionin e suksesshëm që e keni pasur në ndihmë të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri”, tha Kurti.

Ai tutje shtoi se do të kërkoj unitet të plotë për politikën e jashtme, duke thënë se duhet të jemi të bashkuar pavarësisht dallimeve që kemi.

Kurti tha se anëtarësimi në NATO është prioritet si dhe do të punojnë në këtë drejtim.

Osmani në FSK: Do të punojmë që Kosovën ta bëjmë vend të sigurt

Ka nisur të mbahet ceremonia e 12 vjetorit të Pavarësisë në Kazermën “Adem Jashari”.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kyeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë kujtojnë me dhembje e krenari gjeneratat që u flijuan në Kosovë.

Image

Ajo ka thënë se ushtria e Kosovës është produkt i luftës për liri. Sipas saj, të jesh ushtarak nuk është e lehtë.

“Ju keni sakrifikuar në momentin që keni vendosur ta veshni këtë uniformë. Nuk ka sakrificë më të madhe se të luftosh për vendin tënd. Të jeni krenar me vetën. Do të punojmë pa rreshtuar që ta bëjmë Kosovën vend të sigurt, të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë ajo.

Sipas saj, vendimi i ushtarëve për ta sakrifikuar vetën është i shenjtë.

“Vajzat dhe djemtë tanë janë të stërvitur për t’u përballur me çdo situatë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se anëtarësimi në NATO mbetet synim i institucioneve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat