Kurti para ushtarëve të FSK-së: Do ta bëjmë të detyrueshëm shërbimin ushtarak

Aktuale

Kurti para ushtarëve të FSK-së: Do ta bëjmë të detyrueshëm shërbimin ushtarak

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:30
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur para pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë.

Kurti ka thënë se uniforma e ushtarëve të FSK-së, është mëshirim i sakrificës tonë.

“Është kënaqësi të jem me ju sot në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë. Të gjithë ne që marrim poste publike e ministrore jemi në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe gjatë gjithë kohës. Mbi ju bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit. Uniforma juaj është mëshirim i sakrificës tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se pa ushtri e pa mbrojtje ne jemi të dobët, andaj mburremi me punën që ju e bëni.

Kryeministri Kurti ka theksuar sërish se shërbimin ushtarak do ta bëjë të detyrueshëm.

“Duhet të mësojmë nga disiplina e ushtarit dhe dëshira e madhe për ti shërbyer vendit. Do ta bëjmë të detyrueshëm shërbimin ushtarak. Shërbimin ushtarak nuk e bëjmë të detyrueshëm se kemi ambicie për të pushtuar, përkundrazi ne jemi popull paqedashës dhe liridashës. E duke qenë liridashës ne duam të jemi në gjendje të mbrojmë vendin dhe lirinë tonë”, u shpreh Kurti.

Kurti falënderoj ushtarët e FSK-së, për ndihëm që i bënë Shqipërisë gjatë tërmetit që e goditi.

"Dua të ju falënderoj për misionin e suksesshëm që e keni pasur në ndihmë të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri”, tha Kurti.

Ai tutje shtoi se do të kërkoj unitet të plotë për politikën e jashtme, duke thënë se duhet të jemi të bashkuar pavarësisht dallimeve që kemi.

Kurti tha se anëtarësimi në NATO është prioritet si dhe do të punojnë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat