Veseli ngushëllon familjen Dellova

Aktuale

Veseli ngushëllon familjen Dellova

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:21
Kadri Dellova

Ka vdekur, ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Rahovecit, profesor Kadri Dellova.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri  Veseli, ka ngushëlluar familjen Dellova, pas vdekjes së ish-këshilltarit të Kuvendit Komunal të Rahovecit, profesor Kadri Dellova.

Përmes një postimi në profilin e zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Dellova dhe virtytet e tija të larta kombëtare e njerëzore, do të jenë të përhershme në kujtesën e gjithsecilit.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Sot qenka ndarë fizikisht nga ne profesori Kadri Dellova nga Krusha e Ukshin Hotit, kësaj vatre të fuqishme të rezistencës.

Mikun tim Kadri Dellova e njoha që nga koha e studimeve, ku shquhej për atdhetarizëm dhe këmbëngultësi për çlirimin e vendit duke marrë pjesë në të gjitha përpjekjet kombëtare të kohës.

Pas luftës, rrugëtuam së bashku në organizimin politik ku miku im, Dellova ishte edhe asamblist i PDK-së në Rahovec.

Virtytet e tij të larta kombëtare e njerëzore, do të jenë të përhershme në kujtesën tonë.

Ngushëllime Familjes, miqve, shokëve dhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e Prof. Kadri Dellovës!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat