Mediat në Bruksel: BE nuk përsërit gabimet e njëjta, s’pranon Kosovën dhe vendet me probleme rajonale

Aktuale

Mediat në Bruksel: BE nuk përsërit gabimet e njëjta, s’pranon Kosovën dhe vendet me probleme rajonale

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:27
Bruksel

The Brussels Time në një artikull të shkruar së fundi numëron arsyet se pse Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë të bëjnë progres drejtë BE’së, ku kryesorja është se dy vendet pavarësisht negociatave ende kanë probleme rajonale, gjë që do të ishte gabim nëse hynë në Bllok pa i zgjidhur ato.

Përmes një shkrimi të veçantë, ky medium thekson se mënyra e vetme për t’iu rikthyër dialogut është heqja e taksës 100 përqind, të cilën Kryeministri Albin kurti premtoi ta zëvëndësojë me reciprocitet.

Tutje, në këtë artikull thuhet se Shefi i ri i politikës së Jashtme të BE’së, Josep Borell, ka premtuar se do ta sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE’së.

“Qëllimi kryesor është që dy vendet, Kosova e Serbia, t’i normalizojnë mardhëniet mes tyre dhe të arrijnë një marrëveshje që zgjidhë të gjitha problemet e jashtme”, shkruan The Brussels Times.

Sidoqoftë, sipas këtij mediumi Bashkimi Europian nuk do t’i përsërisë gabimet e njëjta, e të pranojë vende që nuk i kanë zgjidhur problemet kryesore.

“Më e mira që Blloku mund t’iu ofrojë të dyja vendeve që një anëtarësim eventual, mirëpo BE nuk do t’i përsërisë gabimet e njëjta e të pranojë vende të reja, të cilat nuk i kanë zgjidhur çështjet e problemet rajonale”, thuhet në artikull.

Sa i përket kësaj çështje, të premten ka folur edhe Peter Stano, zëdhënësi i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

Ai sqaroi se Komisioni merr pjesë në të gjitha takimet e rëndësishme me Kosovën dhe Serbinë, por si një ndërmjetësues nuk mund të zbatojë asnjë marrëveshje mbi to .

Stano ka theksuar se Kosova ka mundësi të hyjë në BE vetëm kur ta njohin të gjitha shtetet anëtare, e që vendit i mungojnë 5 njohje prej tyre, Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia.

Ndërkaq, vlen të theksohet se të dyja vendet nën ndërmjetësim të SHBA’së, saktësisht ambasadorit Richard Grenell, ditë më parë kanë nënshkruar dy marrëveshje për hapjen e linjave ajrore dhe hekurudhore.

Sidoqoftë, Prishtina dhe Beogradi ende nuk janë kthyer në tavolinën e bisedimeve për normalizim të mardhënieve, dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë vetëm pas heqjes së taksës 100 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat