Reagon ashpër ish-komandanti i UÇK-së: Ky gjest është i turpshëm...

Aktuale

Reagon ashpër ish-komandanti i UÇK-së: Ky gjest është i turpshëm...

Nga: N.H Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:19
Hafir Hoxha

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se po të ishte sot komandant i FSK-së apo Ministër i Mbrojtjes, ose do ta bënte detyrën si duhet ose me siguri thotë se më shumë gjasë do ta shkarkonin nga detyra.

Hoxha thotë se nuk do të lejonte që politikanët që t’ia maltretojnë ushtarët dhe tërë stafin e ceremonisë.

Sipas ish komandantit, ky gjest është i turpshëm papjekuri politike.

Ja shkrimi i tij:

Po të isha sot komandant i FSK-së apo Ministër i Mbrojtjes ose do të bësha detyrën si duhet ose me siguri dhe me shume gjasa do të më shkarkonin nga detyra.

Nuk do ti kisha lejuar politikanët që të mi malltretojnë ushtarët dhe tër stafin e ceremonisë dy here të bëjnë ceremoni për shkak tekeve dhe paujdive mes tyre.

Ky gjest është i turpshëm , papjekuri politike dhe mosrrespekt për të gjithë ata që kontribuuan shekuj me radhë për këtë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat