E habitshme, ja cili nga analistët e parashikoi se Albin Kurti do ta vizitojë varrin e presidentit Rugova

Aktuale

E habitshme, ja cili nga analistët e parashikoi se Albin Kurti do ta vizitojë varrin e presidentit Rugova

Nga: N.H Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 19:53
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Analisti politik, Rexhep Elezaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar një deklaratë të dhënë muaj më parë, ku kishte parashikuar se kryeministri Albin Kurti posa të bëhet kryeministër do ta vizitojë varrin e Ibrahim Rugovës.

Elezaj thotë se ndjehet mirë që si publicist ishte i sakët në parashikimet e tij, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Miq të nderuar,

Po e ripostoj këtë parashikim timin, të bërë publik në media me datën 21 Janar 2020, me të cilin e njoftova opinionin, se Albin Kurti do ta vizitojë varrin e presidentit Ibrahim Rugova, posa të bëhet kryeministër.

Ndjehem mjaftë mirë që si publicist isha i sakët në parashikimet e mia, mbase kjo është edhe detyra primare e gazetarit, që ta njoftoj popullin drejt dhe me kohë për shumë ngjarje para se ato të ndodhin..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat