Kurti ia shtriu dorën Thaçit, reagon ish-aktivisti i VV-së

Aktuale

Kurti ia shtriu dorën Thaçit, reagon ish-aktivisti i VV-së

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:13
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Muhamet Bytyqi, tani anëtar i Partisë Socialdemokrate ka shprehur mllefin e tij pasi që Albin Kurti sot u përshëndet me dorë me presidentin Hashim Thaçi.

Muhamet Bytyqi i cili ka qenë i lënduar në protestën kundër zgjedhjes së Thaçit president, thotë se i kërkon falje këtij të fundit pasi nuk ka lënë të zezë pa i thënë së bashku me aktivistët tjerë.

Ja postimi i tij:

Me pas qene kështu normal, ndoshta edhe ata qe kane vdekur do festonin sonte!

Publikisht I kërkoj falje Hashim Thaçit që s’kemi lënë të zezë pa thënë për të, të nxitur nga egoja e llojit të politikanëve që s’kanë respekt për qenien njerëzore.

Shumë i lumtur që në ditën kur u zgjedh Thaçi president, kam qenë vetëm i lënduar në protestë dhe nuk kam vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat