Urat e Stambollit dhe Kulla e Ankarasë ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës - Bota Sot
Urat e Stambollit dhe Kulla e Ankarasë ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Aktuale

Urat e Stambollit dhe Kulla e Ankarasë ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kulla në kryeqytetin e Turqisë, Ankara sonte është duke ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Ambasada turke në Kosovës ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së, Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Faleminderit Atakule”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u ndriçuan edhe dy urat e njohura të Stambollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat