Ismaili pas shtrëngimit të duarve Thaçi-Kurti: Tash veç unë paskam me mbet tradhtar

Aktuale

Ismaili pas shtrëngimit të duarve Thaçi-Kurti: Tash veç unë paskam me mbet tradhtar

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:52
Fisnik Ismaili

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka reaguar pas shtrëngimit të duarve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se tash Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjnë njeri të mirë Hashim Thaçin, sikur që e kanë bërë kreun e LDK-së, Isa Mustafën, duke shtuar se tash vetëm ai do të mbetet tradhtar.

Ismaili ka thënë se dita e sotme, 12-vjetori i shpalljes së pavarësisë i është prishur për shkak të qëndrimeve të VV-së, që tashmë i kanë ndërruar.

Postimi i plotë:

Qija nanën, tash edhe Hashën e bajnë njeri të mirë, Isën e lajtën, Boratin poashtu, veç unë pasna me metë mut, tradhtar, e kto… P’e di lojën shumë mirë: haji krejt fjalët, e çoji krejt parimet n’rrotë të s’ams menjiherë, në ditët e para, që me u harrue ato mas dy javësh, qoftë edhe nëse duhet krejt ata që i shajtëm me vjet me i shpallë njerëz të mirë.

Rrugës qaty me e përdorë edhe arsyetimin e rradhës: “Qeshtu bahet bashkimi kombëtar, tuj u pajtue me njani-tjetrin.”

Phuuu! Sa mutin e kam hangër, sa zhag m’kanë ngrehë nëpër rrugë e Kuvend, sa poshtnimin me shpifje, herë prej zyrtarëve në pushtet, herë prej mediave të tyne. Sa arrestimin, sa kërrcënimin… Qinu, bre! Krejt qinu! FUCK YOU!

Ma dhijtët ditën e vetme të bukur të vitit për mu, të cilën deri dje e shajtët, deri edhe NEWBORN-in JU e patët ba NEWPORN, e tash përnjëherë u ba ditë e mirë, e monument i mirë… Edhe për babë temin keni nisë me i thanë fjalët e njajta që i thojke Hashimi e Borati. FUCK YOU!

FUCK YOU! Ia qiftë dreqi nanën atij që veç mendohet me m’shajtë edhe nji herë të vetme për veprimet e mia politike të kohëve të fundit, e posaçërisht daljen time nga ky subjekt! Dolët ma muta se që kisha mujtë unë najherë, përjetë me u ba!

S’ju takon nji herë të vetme ma me ma thanë nji fjalë të randë, assholes. Kurrë hiç! Kurrkush. ANDËRR e keni me qenë parimorë, të ndershëm, të sinqertë e pa hile qysh jam unë. Edhe doni me vdekë që s’muni.

FUCK YOU! Sa të shamen e kam hangër, pikërisht prej juve mutave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat