Këtë javë pritet të vendoset për fatin e noterëve

Aktuale

Këtë javë pritet të vendoset për fatin e noterëve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:07
Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë pritet që gjatë kësaj jave të vendosë se si do të veprojë me procesin e emërimit të noterëve. Në lidhje me këtë çështje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ka në plan që ta kthejë në pikën zero.

Haxhiu, deklaroi se fillimisht do të shqyrtojë bazën ligjore pasi që nuk dëshiron që menjëherë të veprojë me arbitraritet.

“Unë kam në plan që procesi i noterisë të anulohet dhe të kthehet në pikën zero. Këtu janë dy shqetësime e para fitimi i të drejtës individuale ata të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë do të mund që të ankoheshin në gjykatë tek departamenti administrativ, por unë besoj që as noterët e mirë brenda asaj liste, sepse ka edhe të tillë që kanë kaluar me meritokraci, nuk po them se e gjithë lista prej atyre personave kanë kaluar provimin me baza nepotiste familjare, partiake, por po them se as atyre të mirëve brenda asaj liste nuk u intereson që të dalin nga një proces i komprometuar i noterisë. Ne jemi duke parë vetëm bazën ligjore në mënyrë që mos të bëjmë ndonjë shkelje eventuale”, thotë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat