Ish këshilltari i Rugovës, Avni Spahiu tregon arsyen pse është ftuar nga Gjykata Speciale

Aktuale

Ish këshilltari i Rugovës, Avni Spahiu tregon arsyen pse është ftuar nga Gjykata Speciale

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:47
Avni Spahiu

Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA dhe Turqi, Avni Spahiu ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Ftesën nga Specialja e ka konfirmuar vet Spahiu. Gazetari Spahiu ka thënë se ftesa e ardhur në adresë të tij ka të bëjë me periudhën sa ka qenë redaktor i Gazetës “Bujku”. Ai është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Dhomat e Specializuar pranë Gjykatës Speciale në Hagë kanë vazhduar me ftesa të reja për persona të profileve të ndryshme.

Kësaj radhe Tribunali Special e ka ftuar gazetarin Avni Spahiu për të dëshmuar në Hagë.

Ish-ambasadori i Kosovës në Ankara  të martën se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Spahiu ka deklaruar se është ftuar si dëshmitar për periudhën sa ka qenë kryeredaktor i Gazetës “Bujku”.

“Po kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale si dëshmitar. Më kanë ftuar për periudhën sa kam qenë redaktor i Gazetës Bujku”, ka thënë Spahiu.

Ai dëshminë e tij do ta jap në qytetin e Hagës në Holandë në fund të këtij muaji.

“Do të jap dëshminë time në Hagë të Holandës, atje do të udhëtoj me 26 shkurt”, është shprehur Spahiu.

Avni Spahiu ka shërbyer edhe si këshilltar politik i Presidentit Ibrahim Rugova.

Sot për në Hagë është nisur edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fitim Selimi.

Selimi këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut.

Në më pak se një muaj, Dhomat e Specializuara në Hagë u kanë dërguar thirrje për intervistim 13 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për disa pa u bërë e ditur në çfarë cilësie.

Ndërkaq, Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se deri më tash kanë ardhur mbi 260 ftesa nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat