Vjen kërkesa e fundit e Vjosa Osmanit ndaj Hashim Thaçit

Aktuale

Vjen kërkesa e fundit e Vjosa Osmanit ndaj Hashim Thaçit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:55
Vjosa Osmani

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave ka folur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se në mbledhjen e sotme është diskutuar për disa tema.

“Kanë pasur të bëjnë me agjendën ndërkombëtare të Kosovës, ka një sërë aktivitetesh që i organizon Kuvendi, udhëtimet e delegacionet e Kuvendit tonë. U vendos që të ri funksionalizohen  55 grupe të miqësisë, shumica prej tyre janë shtete njohëse, por, ka edhe shtete jo njohëse”, tha ajo.

Osmani ka folur edhe për unifikimin e qëndrimeve në politikën e jashtme, për të cilën ka bërë thirrje kryeministri Albin Kurti.

“Sa i përket unifikimit të qëndrimeve në politikën e jashtme, kjo është obligim politik dhe kushtetues i të gjitha institucioneve të vendit, natyrisht se Kuvendi ka një rol kyç. Ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga qeveria bashkëpunim me Kuvendin, kurse konsultimi bëhet me presidentin e vendit. Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politiken e jashtme, jo vetëm te dialogu po edhe fushata ilegale nga Serbia për tërheqje të njohjeve.

Të flasim të gjithë me një zë, është tejet e rëndësishme për suksesin e Kosovës, edhe Kuvendi iu bën thirrje të gjithë akterëve politikë në vend që të ketë unifikim sa më të madh”, shton ajo.

Kryeparlamentarja Osmani ka folur edhe për organizimin që dje u bë me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë. Ajo shton se me presidentin Hashim Thaçi ende ka dallime.

“Sa i përket pjesëmarrjes së djeshme, ka qenë agjendë shtetërore e koordinuar në tërësi nga protokolli i shtetit, asnjë nga këto organizime nuk kanë qenë private, të thuhet një pritje shtetërore nën patronatin e kuvendit është diçka e tij është sikur të thuhet se seanca në Kuvend ishte e imja.

Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si ndryshimi i kufijve. Ato dallime akoma qëndrojnë, unë e kam theksuar dje se është obligim i secilit përfaqësues që të mbrojë secilën pëllëmbë të Kosovës, të mbrojë integritetin territorial, shpresoj që në këtë temë, tash e tutje me mençuri t’i unifikojmë qëndrimet.

Dallimet politike ndodhin çdo kund, sfidat e Kosovës janë tejet të mëdha, në fushën e politikës së jashtme Kosova ka pasur sukses vetëm atëherë kur është punuar bashkë”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat