Ilmi Januzi ka një ftesë për të gjithë kolegët që kanë punuar si mjekë të UÇK-së në kohën e luftës së Kosovës në Likoc

Aktuale

Ilmi Januzi ka një ftesë për të gjithë kolegët që kanë punuar si mjekë të UÇK-së në kohën e luftës së Kosovës në Likoc

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:04
Foto

Mjekët e UÇK-së organizojnë takim për ta kujtuar 22-vjetorin e veprimtarisë së tyre

Ish-punonjësit shëndetësor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të mblidhen më 28 shkurt në Likoc për nder të 22-vjetorit të veprimtarisë së tyre. Koridinator i Sektorit të Shëndetësisë në Likoc, Ilmi Januzi, përpos mjekëve, në tubim i ka ftuar të gjithë bashkëveprimtarët tjerë për ta kujtuar bashkërisht kohën e vështirë të tyre.


Në ftesën e tij thuhet:


Ftojmë të gjithë pjesëtarët e Batalionit të Shëndetësisë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe njësitë varëse që kanë vepruar në teren, po ashtu ftojmë ata punëtorë shëndetësorë që ishin jashtë zonave të luftës dhe iu kanë përgjigjur ftesës tonë të atëhershme duke na u bashkuar, njëherësh ftojmë ekipin e njerëzve të logjistikës që na ndihmuan në çdo kohë duke na sjell materiale sanitare, aparaturë dhe medikamente. Të mirëseardhur janë edhe invalidët ushtarë!
Tubimi mbahet për nder të 22-vjetorit të veprimit publik të këtij sektori vital në radhët e UÇK-së, i cili vepronte edhe gjatë në gjatë ilegales, por me një numër të vogël personeli.
Tubimi do të mbahet në Likoc, te Shtabi i Përgjithshëm më 28.02.2020 nga ora 12:00. Shpresojmë në prezencën tuaj që bashkë t’i kujtojmë ditët e krenarisë.
Me respekt bashkëveprimtari i juaj, Ilmi Januzi – Koridinator i Sektorit të Shëndetësisë në Likoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat