Mësoni akuzat që iu bënë Baton Haxhiut nga Hashim Thaçi dhe Sllavisha Petkoviq: Ja takimet duke pirë uiski me Stanishiqin

Aktuale

Mësoni akuzat që iu bënë Baton Haxhiut nga Hashim Thaçi dhe Sllavisha Petkoviq: Ja takimet duke pirë uiski me Stanishiqin

Nga: N.Sh. Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:09
Baton Haxhiu dhe Jovica Stanishiq

Gazetari Baton Haxhiu, është njëri ndër personat publik më të kritikuar në Kosovë.

Ai akuzohet për bashkëpunimin e tij me Serbinë, konkretisht me Jovica Stanishiqin i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë me kryekriminelin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Haxhiu kritikohet edhe si hartues i ndarjes së Kosovës. Ai kishte publikuar hartat në një emision të tij televiziv ku tregonte se deri ku do të ndahet Kosovës dhe çka do të përfiton Serbia.

E pas kësaj, kishin vërshuar kritikat e ashpra kundër tij, duke e quajtur zëdhënës të kryeministrit shqiptar Edi Ramës dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Haxhiu, ishte përkrahës i asaj ideje, ku shfaqi hapur dëshirën e tij për ndarjen e Kosovës.

Këtë ndajre të Kosovës, e kishte përkrahur fuqishëm edhe presidenti Thaçi por edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Por, dëshirën ua ndali në ‘fyt’, kryeministri i Kosovës në atë kohë, Ramush Haradinaj, i cili e kundërshtoi fuqishëm këtë akt të ‘shpallur’ nga treshja e famshme Rama-Thaçi-Vuçiq.

Megjithatë, kjo njëherë për njëherë u ndal, e ndoshta edhe do të harrohet pasi kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti e kishte kundërshtuar që nga fillimi këtë gjë.

Pas debatit në një emision televiziv, Baton Haxhiu kishte folur për të kaluarën e tij, takimet me Stanishiqin por edhe me Sllobodan Millosheviqin.

Ai ka fol edhe për hartat e famshme për ndarjen e Kosovës, ku thoshte se ‘nuk ka gisht’ në këtë punë.

E për takimet me Stanishiqin, Haxhiu ishte akuzuar edhe nga ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq, në mars të vitit 2006.

Akuza të tilla Haxhiu kishte marrë edhe nga Hashim Thaçi.

Në tetor të vitit 1999, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.

Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë. Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

E një akuzë tjetër Haxhiut i kishte ardhur edhe nga ish ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq.

Ai në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.

E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: "Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën "Koha Ditore", por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla", ka pyetur ministri.

"Ndoshta dëshiron që në mënyrë eksprese ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot", ka shtuar Petkoviq.

“Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?”

"Dhe është një detaj shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. "Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet", ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

"Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë", kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.

Haxhiu ishte akuzuar edhe nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat