Pacolli reagon pas tragjedisë në Gjilan

Aktuale

Pacolli reagon pas tragjedisë në Gjilan

Nga: G.B Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 14:36
Behgjet Pacolli

Ish ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas rastit tragjik që ka ndodhur në Gjilan, ku një police ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit dhe më pas veten, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është i tronditur për rastin dhe duhet marrë masa urgjente që raste të tilla të mos përsëriten.

Postimi i plotë në Facebook:

I tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqëve. Tragjedi të tilla prekin gjithë popullin tonë, prandaj duhet me urgjencë të marrim masa që ngjarja të tilla të mos përseriten kurr më në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat