Vazhdojnë protestën të pakënaqurit që nuk u pranuan në kombinatin ‘Trepça’

Aktuale

Vazhdojnë protestën të pakënaqurit që nuk u pranuan në kombinatin ‘Trepça’

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 14:43
Pamje nga ngjarja

Dhjetëra protestues kanë vazhduar të protestojnë edhe sot para hyrjes së objektit të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje.

Ata përmendën sërish fakte për parregullsitë gjatë procesit të pranimit, ndërsa u shprehën të zhgënjyer me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, për të cilat thanë se nuk po merren seriozisht me problemin e tyre.

Arsim Musa nga këshilli organizativ protestues, ka bërë të ditur se të gjitha parregullsitë janë verifikuar dhe dërguar tek organet përkatëse.

Ai shtoi se protestat nuk do të ndalen deri në evidentimin e këtyre padrejtësive.

Protesta po zhvillohet e qetë, ndërsa pjesëtarë të policisë janë duke vëzhguar situatën nga afër gjatë gjithë kohës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat