Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar ndaj një shkrimi të shkrimtarit Rexhep Qosja i cili sulmoi mediat.
Filozofi Latifi ka shkruar në Facebook, se Qosja ia ka huqur konceptit të shovinizmit në shkrimin e tij.
Sipas tij, Rexhep Qosja në shkrimin që ka bërë i bie se Kosova po zhvillon plan për pushtimin e Shqipërisë.
Postimi i plotë i Latifit:
Margaritari më i ri i Qosjes : “Mediat e Kosovës kanë urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë”. Kjo do të thotë se qenkan duke u zhvilluar plane për pushtimin e Shqipërisë nga Kosova! Sepse shovinizmi si ideologji e superioritetit të një kombi mbi një komb tjetër, natyrshëm përfundon në plane aneksimi.
Hajde akademik, hajde!
Në filozofi dhe shkenca sociale ekziston një rregull : po e huqe me konceptet, lajthitjen e ke të pashmangshme.