‘Nuk kanë bo probleme kurrë, ishin njerëz të qetë’: Rrëfejnë fqinjët e familjes Bllaca që u vranë sot

Aktuale

‘Nuk kanë bo probleme kurrë, ishin njerëz të qetë’: Rrëfejnë fqinjët e familjes Bllaca që u vranë sot

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:18
Blerim dhe Fisnik Bllaca, të vrarë

Sot, rreth orës 13:00 në Gjilan u vranë 5 persona. Një grua, policie aktive e Kosovës varu prindërit dhe dy vëllezërit e saj, dhe në fund edhe veten. Një lajm ky që tronditi jo vetëm qytetin në fjalë por tërë Kosovën.

Policja, Valdete Bllaca nga Gjilani, e cila ishte zyrtare aktive e policisë së Kosovës, ka vrarë babanë e saj Zeqir Bllaca i cili ishte e moshës 70 vjeçare, nënën Hanife Bllaca 66 vjeçare, dy vëllezërit e saj, Blerim Bllaca 43 vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34 vjeçar.

Siç mësoi media, policja në fjalë ishte supenduar më parë nga detyrat e saj në këtë institucion për shkak të problemeve mendore që kishte, ndërsa  i gjithë ky krim i rëndë ndodhi me armën e saj zyrtare.

Fqinjët e tyre kanë thënë se familja Bllaca njihej si një familje e qetë, e dashur dhe nuk kishin hasur në probleme që mund të sillnin deri në këtë pikë, sa të vriteshin nga vajza dhe motra e tyre.

“Ishin të qetë, s’dijmë që kanë pas probleme mes vete, s’i kemi dëgju kurrë të kenë pas probleme e të vinin deri në këtë pikë”, tha një fqinj i tyre.

Ndërsa, i pari i Gjilani Lutfi Haziri tha se kjo familje ka qenë shumë e dashur dhe shumë e respektuar në Gjilan. Ai tha se është një familje atdhetare dhe që kurrë nuk ka pasur probleme.

“Familja Bllaca ka qenë një familje shumë e mirë, atdhetare dhe shumë e respektuar në qytetin tonë”, tha Haziri mes lotësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 tek lagjja ‘Bujanina’ në Gjilan, ku nga qytetarët po thuhet se është një prej vrasjeve më makabre në historinë e këtij qyteti.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për ngjarjen e rëndë ka folur edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka deklaruar se familjen Bllaca e njeh dhe ka qenë shumë bujare, ai tha se ka propozuar që të mbahet një ditë zie në Gjilan pas kësaj ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat