Albin Kurti viziton AKI-në, kjo është arsyeja

Aktuale

Albin Kurti viziton AKI-në, kjo është arsyeja

Nga: G.B Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 21:38
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Bota sot.

 “Sot vizitova AKI-në për 11 vjetorin e saj dhe i falënderova për shërbimin e tyre. Në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor ku kemi pasur dy grusht-shtete të dështuar në 3 vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat