Tragjedia në Gjilan, e tronditur asambleistja e LDK-së

Aktuale

Tragjedia në Gjilan, e tronditur asambleistja e LDK-së

Nga: V.R Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 21:40
Asambelistja Antigona Kqiku

Antigona Kqiku, asambleiste e LDK-së në Gjilan, është shprehur e tronditur me tragjedinë e ndodhur në Gjilan, me ç’rast u shua një familje e tërë.

Sipas të dhënave, del se, vajza e shpisë ka vrarë prindërit dhe dy vllezërit e saj.

Ajo, nëpërmjet një statusi, ka përkujtuar një ndër viktimat që ka qëlluar të jetë shoku i saj, respektivisht Fisi, një nga viktimat.

Postimi plotë:

Jam thellësisht e tronditur,sikurse çdo gjilanas,me rastin tragjik që sot ndodhi në Gjilan,ku në këtë ngjarje humbi jetë shoku ynë i dashur Fisi,një njeri i mirë,i drejtē,dhe puntorë,të tillë do të kujtoj gjithmonë.Pusho i qetë në parajsë.

Ngushēllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Bllaca,dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat