Nitaj reagon ndaj Rexhep Qosjes: Paska shkretuar edhe njëherë

Aktuale

Nitaj reagon ndaj Rexhep Qosjes: Paska shkretuar edhe njëherë

Nga: G.B Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:22
Muharrem Nitaj

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj Rexhep Qosjes, i cili i ka dalë në mbrojtje Edi Ramës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Qosja ka shkëlqyer në fushën e tij të letërsisë, por që politikën nuk ka mundur ta zotërojë sa letërsinë, përcjell Bota sot.

Nitaj ka thënë se Qosja paska shkretuar sërish, duke i dalë në mbrojtje Ideatorit të minishengenit me Serbinë", e duke gjuajtur gurë e dru mbi median e Prishtinës, që s'mund të jetë detyrë e tij!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Profesor Qosja, derisa eshte mbajtur ne fushen e tij te letersise, edhe atehere kur i ka pasur shkarjet e tij, ka shkelqyer!
Problemin me te madh e ka pasur kur i ishte futur politikes, me gjase i bindur se mund ta zoteroje poaq mire sa edhe letersine!
Njehere e nje kohe, ngjarjet e pergjakshme te vitit 1997 ne Shqiperi, i pati cilesuar si "Revolucion i vonuar demokratik", kjo sepse ai e urrente per vdekje te "djathten e Berishes" dhe e dashuronte per jete "te majten" qe sapo i kishte bere dy hapa nga Partia e Punes!
I mjegullur deri ne skaj nga ky pozicionim kokforte, po ate vit pati deklaruar se "Ibrahim Rugova kishte shkelur ne tradhti"!
Tash paska shkretu edhe njehere, duke i dale ne mbrojtje "Ideatorit te minishengenit me Serbine", e duke gjuajtur gure e dru mbi median e Prishtines, qe s'mund te jete detyre e tij!
Po politikanet shkojne e vine profesori im i dashur dhe Shqiperia dhe Kosova, edhe kur jane ndaras ato jane bashke!
Une jam me fat qe nga profesor Qosja kam mesuar veç letersine, sepse ne kohen kur une isha student, ai nuk merrej me politike!
MN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat