Kurti pranon mesazh urimi nga Erdogan: Kam besim se do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin

Aktuale

Kurti pranon mesazh urimi nga Erdogan: Kam besim se do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:22
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në mesazh thuhet se Presidenti Erdogan beson që bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të thellohet dhe se Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

Në mesazhin e urimit thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë.

Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.


Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.


Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat