Zyrtari i lartë i LDK-së emërohet Zëvendësministër i Financave

Aktuale

Zyrtari i lartë i LDK-së emërohet Zëvendësministër i Financave

Nga: N.H Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 23:23
Qeveria Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Agim Krasniqin, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave, raporton “Bota sot”.

Lajmin për emërimin e Krasniqit, e kanë konfirmuar burime të gazetës “Bota sot”.

Image
Agim Krasniqi

Gazeta “Bota sot”, raportoi më herët se edhe Ismet Beqiri, do ta marrë postin e zëvendësministrit në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kurse, edhe Florian Dushi, i cili ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. /Bota sot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat