Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, dje është fotografuar duke shkuar në punë në këmbë dhe pa mbrojtje personale.
Ai ka zgjedhur që të kryejë punën e tij si një politikan modest, edhe pse në bazë të ligjit, ai ka të drejtë të ketë mbrojtje personale.
Si “hero” për shkak të këtij veprimi, Hotin po e konsideron ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, përcjell Bota sot.
Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se Hoti është të paktën “heroi” i tij.
“Nëse antiheroi është minsitri që me xhipa të zinj dhe bodigardë muskulozë e kokëtullacë bën poterë gjithandej, pse zëvendëskryeministër Avdullah Hoti që shkon këmbë në punë, si një qytetar i rendomtë, të mos jetë heroi? Të paktën, le të jetë heroi im”, ka shkruar Liri Loshi./BS