Cakaj ia propozon Konjufcës dy marrëveshje

Aktuale

Cakaj ia propozon Konjufcës dy marrëveshje

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:59
Takimi Glauk Konjufca dhe Gent Cakaj

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologun e tij, ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Gent Cakaj. Ky i fundit tha se Kosova dhe Shqipëria gradualisht duhet të lëvizin drejt një bashkëpunimi të zgjeruar në fushën e diplomacisë .

Pas takimit, të dy ministrat thanë se nevoiten mardhënime më konkrete në fushën e diplomacisë, derisa paralajmëruar se në mbledhjen e dy qeverive, e cila do të mbahet në Shkodër, do të nënshkruajnë disa marrëveshje.

Konjufca tha se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore, andaj edhe duhet të bëhet përpjekje për thellim të kontakteve dhe koordinim maksimal për marrëveshje konkrete në mbledhjen e dy qeverive që do të mbahet në Shkodër.

Konjufca shtoi se raportet duhet të përmirësohen sa i përket raporteve ekonomike dhe tregtare dhe se kjo ka ndodhur prej se qeveria Haradinaj ka vendosur tarifën 100% për mallra serbe, ku shkëmbimet me Shqipërinë janë rritur mbi 300%.

Sipas tij, politikën e përditshme Cakaj e ka mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe interesat e përbashkëta.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Gent Cakaj e falënderoi Konjufcën duke shprehur gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta.

Cakaj tha se ka propozuar dy marrëveshje të cilat duhet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive.

Ai tha se pas kësaj marrëveshjeje do kurorëzohen dy elemente që janë elementi kombëtar që ndërlidhet drejtpërdrejte me fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe se elementi i dytë, sipas tij, është se jemi vendet që kemi mbështetjen më të lartë për proceset integruese dhe euroatlantike në përgjithësi.

Cakaj është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarën Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

***

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka deklaruar sot se i ka propozuar homologut të tij, Glauk Konjufcës që dy shtetet të bëjnë fushatë për njohje të shtetit të Kosovës, me shpenzime të përbashkëta.

Pas takimit me Konjufcën, Cakaj tha se i kanë trajtuar disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin mes dy shteteve.

Ndër to tha se është edhe ajo për nënshkrimin e një marrëveshje për lobimin e njohjeve të Kosovës, me shpenzime të përbashkëta në mes të dy shteteve.

Image

“Me z.Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin. E shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai.

Cakaj: Tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi se jemi një komb – kufiri mes Kosovës e Shqipërisë është vetëm simbolik

Ministri në detyrë për Europë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ka shprehur mirënjohje ndaj institucioneve të Kosovës si dhe gjithë qytetarëve të saj, për gatishmërinë e treguar kur Shqipëria u godit nga tërmeti më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Cakaj ka thënë se kjo tragjedi dëshmoi edhe njëherë, që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një komb, dhe se kufiri mes të dyja vendeve është vetëm simbolik.

”Tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi edhe njëherë se mbase jemi dy shtete por jemi një komb”.

”Se kufiri që mban dy vendet tona është vetëm simbolik dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet pashmangshëm. Në të vërtetë kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ekzistojë fare duhet të heqet menjëherë”.

”Vendet tona duhet të gëzojnë liri të pakufizuar qarkullimi e mundësi të papenguara për ndërveprim të thelluar ekonomik”.

***

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim homologun e tij shqiptar, Gent Cakaj.

Pas takimit, në një konferencë për media, Konjufca ka thënë se raportet me Shqipërinë janë vëllazërore, dhe se sipas tij dy vendet kanë më shumë obligime ndaj njëra tjetrës, se sa obligime.

“Raportet janë vëllazërore, kështu që ne kemi obligime më shumë ndaj njëri tjetrit se sa falënderime. Konsideroj që është bërë një punë shumë e madhe, mirëpo hapësira për t’i thelluar raportet tona është gjithmonë e hapur. Marrëveshjet që janë arritur deri tash do të përpiqemi që t’i zbatojmë, sepse ka prej atyre që nuk janë zbatuar deri tash”, ka thënë Konjufca.

Tutje, Konjufca ka folur edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

“Mbledhja e Qeverive e përbashkët që do të ndodhë në Shkodër ne do të jemi në koordinim maksimal me ministritë tonë, sepse do bëjmë gjithçka që është e mundur që të ketë marrëveshje konkrete që më pas t’i konkretizojmë. Raportet tona ekonomike e tregtare duhet të përmirësohen. Prej që është vendosur taksa, shkëmbimet sa i përket Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur 300%, por kjo nuk ka ndodhur edhe anasjelltas, dhe kjo duhet të përmirësohet dhe duhet ta rregullojmë”, tha ai.

Konjufca po ashtu tha se ai mbështet nismën e Cakajt për bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës që ato të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore.

***

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ministrin në detyrë për Europë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ky takim po zhvillohet në kuadër të vizitës së Cakajt në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat