Thaçi: Cakaj e Rama kanë qëndrim unik për Kosovën, na duhet koordinim me Tiranën

Aktuale

Thaçi: Cakaj e Rama kanë qëndrim unik për Kosovën, na duhet koordinim me Tiranën

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:50
Hashim Thaçi dhe Gent Cakaj

(E plotësuar) - Presidenti Thaçi tha se ministri Gent Cakaj i ka dhënë një frymë të re lobimit për Kosovën, kudo që Shqipëria merr pjesë, e Cakaj tha se Kosova ka qenë një nga detyrat e tij që nga dita e parë e punës. 

Presidenti Hashim Thaçi e ka pritur në zyrën e tij ministrin në detyrë të Shqipërisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakajn.

Thaçi e ka falënderuar kryediplomatin në detyrë të Shqipërisë, për afirmimin, që sipas tij, Cakaj ia ka bërë Kosovës, kudo që e ka përfaqësuar Shqipërinë.

“Edhe tash në procesin e konsolidimit të shtetit tonë, të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja, kërkohet një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës. Unë mendoj që Ministri Cakaj e ka dhënë një dinamikë të re kësaj fryme të konsolidimit të Kosovës,kudo në cdo instancë, kudo ku Shqipëria merr pjesë. Në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës, ju shprehi falëndërim personalisht juve z. Ministër dhe kryeministrit Rama, që kanë qëndrim unik për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

E, ministri i Shqipërisë nga Prishtina ka thënë se Kosova ka qenë një nga detyrat e tij që nga emërimi i tij.

 “Unë jam për herë të parë në vizitë zyrtare prej që kam marrë  detyrën, megjithatë Kosova ka qenë detyrë e imja që nga dita e parë e punës sime”, ka thënë Cakaj.

“Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik e nuk duhet të kenë atë fare,. Ne jemi të gatshëm të nisim zhbërjen e kufirit. Kjo më shumë duhet të jetë për bisedime në rrafshin teknik se sa për pikëpyetje politike” , është shprehur ministri në detyrë i Shqipërisë. 

Ai ka marrë meritat për formimin e aleancën së partive shqiptare në Luginën e Rreshevës dhe për lobim për njohje të reja të Kosovës. 

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

I pari i shtetit shprehu fjalët më të mira për kryediplomatin shqiptar në rolin e tij për avancimin dhe njohjen e Kosovës.

Për kufirin Kosovë-Shqipëri, Cakaj tha se Kosova dhe Shqipëria momentalisht kanë një kufij simbolik ne duhet të fillojë puna për ta hequr atë.

***

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, pas takimit me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën ka folur edhe për koalicionin e partive politike shqiptare që do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi.

Cakaj tha para mediave se të njëjtin janë duke u përpjekur që ta bëjnë edhe në Malin e Zi.

“Është tepër me rëndësi që për herë të parë kemi arritur që të krijojmë koalicionin e partive politike shqiptare në Serbi, partitë e Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të vetme. Kjo ka tre efekte, e para unifikimi i spektrit politik, rritje e bashkëpunimit të tyre, për të mbrojtur të drejtat dhe ndërlidhja e drejtpërdrejtë politike mes Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të njëjtën po përpiqemi ta bëjmë edhe për Malin e Zi”, shtoi ai.

Ministri Cakaj tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë proces.

“Koalicioni i partive shqiptare nuk është vetëm produkt ekskluziv i përpjekjeve të Shqipërisë, ngase presidenti Hashim Thaçi ka qenë drejtpërdrejtë në proces, për këtë i shprehi mirënjohje personale dhe institucionale”, shtoi ai.

Thaçi pret në takim ministrin Cakaj (Drejtpërdrejt)

Presindeti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim sot ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat