Para zyrës së avokatit Tomë Gashi po mbahet protestë për shkak se ai shqelmoi kutinë e një lypsari në sheshin e Prishtinës.
E Gashi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka thënë se kjo protestë duhet të shërbejë për sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve përkatëse për trafikimin e fëmijëve dhe pazareve të “bosave” me lypsarët e Prishtinës, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Protesta e organizume sot nga YIHR le te sherbej per senzibilizimin e opinionit dhe institucioneve perkatese per trafikimin e femijeve dhe pazareve te “bosave” me lypsaret ne Prishtine. Shpresoj qe kjo qeshtje ma ne fund ka vemendjen e duhur dhe organet kompetente te ndermarrin masat e duhura.