Gent Cakaj bënë shaka me Kurtin, ja çfarë i thotë

Aktuale

Gent Cakaj bënë shaka me Kurtin, ja çfarë i thotë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Cakaj, Kurti

Ministri në detyrë i Shqipërisë. Gent Cakaj, është paraqitur i buzëqeshur e me disponim të mirë në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili para një viti e cilësonte Cakajn si njeri me qëndrime të rrezikshme.

Gjatë shtrëngimit të duarve me Kurtin, Cakaj e ka lëshuar një batutë, duke “ia ofruar” kryeministrit të Kosovës ndërrimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror të Kosovës.

“Që doni i ndërrojmë edhe flamurat”, i ka thënë Cakaj me shaka Kurtit.

Kurti i është përgjigjur kësaj me një buzëqeshje.

Përveç Kurtit, Cakaj në Prishtinë është takuar edhe me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufcën, presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat