Qeveria shkarkon Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës - Kurti s’ka të ndalur, merr edhe këtë vendim

Aktuale

Qeveria shkarkon Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës - Kurti s’ka të ndalur, merr edhe këtë vendim

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:50
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjes e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Kryeministri, Albin Kurti bashkë me vartësit e tyre shkarkuan bordin e drejtorëve të Telekomit, riemëruan Izedin Bytyqin nga Sekretari i Përgjithshëm në ish Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në pozitën e njëjtë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Ndërsa gjithë sekretarët tjerë të përgjithshëm që janë prekur nga riorganizimi i ministrive, kaluan në listën tepricë sipas Ligjit të Shërbimit Civil. Ekzekutivi me abstenimin e pesë ministrave të LDK-së, ndau mjetet financiare për KQZ-në në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Por vetëm për mallra dhe shërbime, e jo mëditje.

Duke folur mbi arsyetimin për shkarkimin e Bordit të drejtorëve në Telekomin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për një vendim të tillë.

Kurti: Qeveria shkarkon drejtorët e bordit të Telekomit

“Duke u mbështetur në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në faqet 15 deri 20, 27 dhe 51 dhe 52, Qeveria konstaton se janë plotësuar kushtet për shkarkimin e drejtorëve. Sipas nenit 19.3 Qeveria duhet të i shkarkojë drejtorët menjëherë, nëse ka arsye për të besuar se kanë shkelur detyrat financiare. Duke pasur parasysh raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në faqet 9-10 dhe 20 deri në 27, Qeveria vëren se drejtorët kanë lejuar shpenzime të tepërta, punësime e gradime pa kriter. Si dhe kontrata për mallra dhe shërbime në kundërshti me nevojat dhe zotimet e ndërmarrjes, për ulje shpenzimesh dhe rritje të hyrash. Rrjedhimisht Qeveria konstaton se ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat financiare, për çka duhet të shkarkohen. Përfundimisht pika katër e rezultues së Kuvendit të Kosovës, gjithashtu kërkonte shkarkimin e drejtorëve të Kosovësâ � , tha ai.

Kabineti qeveritar kryesuar nga kryeministri Kurti morën vendim që gjithë sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganzimi, do të kalojnë në listën tepricë, ose të ricaktohen në pozitat ekuivalente.

Për këtë arsye me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, Izedin Bytyqi ish-sekretar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, u ricaktua si Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë që ai drejton.

Kurti: Sekretarët e përgjithshëm kalojnë në listën tepricë

“Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganizimi, sipas vendimit numër 145 të datës katër shkurt të vitit 2020 të Kuvendin të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë, kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionin në fuqi për shërbimin civil. Pika dy, sipas pikës një të këtij vendimi, ministritë e prekura nga riorganizimi janë Ministria e Punëve të Jashtme d he Diasporës. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Transfereve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit. Pika tre, Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë mundësinë e ricaktimit në pozita ekuivalente, apo do t’i trajtojë sipas rregullimit ligjor për nëpunësit tepricë në pajtim me ligjin në fuqi... Zotëri Izedin Bytyqi në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 19 shkurt 2020 i është vazhduar mandati... Si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ricaktohet si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientin”, u shpreh Kurti.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar edhe vendimin e mëhershëm, ku ministrat dhe zëvendësministrat përfitonin mjete financia re pas përfundimit të mandatit.

Kurti: Duhet t’i reduktojmë shpenzimet

“Ne përveç që po i reduktojmë ministritë për Qeveri më të vogël dhe shtet më të fortë. Duhet njëkohësisht edhe t’i reduktojmë shpenzimet, të cilat u patën bërë zakon e lami me pasoja të mëdha, nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave nga mandati i kaluar”, u shpreh Kurti.

Koalicioni qeverisës shfaqi dallime në mënyrën e ndarjes së mjeteve financiare për KQZ-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Podujevës.

Ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi adresoi kritika për kërkesën e KQZ-së dhe kërkoi që të ndahen mjetet vetëm për mallra dhe shërbime, e jo për mëditje.

Bislimi: Autonomia e KQZ-së të përdoret për forcimin e institucionit

“Ne si ministri jemi shokuar me mënyrën, apo me nivelin e profesionalizmit të KQZ-së, në përpilimin e kërkesës d he kalkulimin e shpenzimeve. Po e ceki një element për të pas parasysh. Zgjedhjet janë vetëm për një komunë me një fletëvotim dhe kërkesa është për paga dhe mëditje shtesë për anëtarët e KQZ-së bashkë me PZAP për 116 mijë euro. Kërkesa është 60 përqind mëditje shtesë. Jo vetëm që është kërkesë e paligjshme, sepse maksimumi që lejohet me ligjin e punës është 40 orë në javë, por është edhe e pakuptueshme me nivelin e angazhimit që ka. Unë jam plotësisht i qartë se KQZ është një institucion atutnom. Por kjo autonomi duhet të përdoret për forcimin e institucionit, e jo për me zhvat buxhetin e shtetit”, tha ai.

Për këtë reagoi zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kërkoi që të mbështet kërkesa e KQZ-së ashtu si ka ardhur, dhe sugjeroi që si anëtarë të kabinetit qeveritar të mos japin bindjet e tyre personale.

Hoti: Duhet të jemi të kujdesshëm

“E d ëgjova me kujdes ministrin e Financave, sigurisht e mbështes për kujdesin që po e bën ndaj financave publike. Nuk ka dyshim. Përveç që të kujdesemi si anëtarë të Qeverisë që asnjëherë të mos japim kualifikime, që mund të jetë bindje tona personale”, tha ai.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, po ashtu vendosi që të ndryshohet rregullorja për fushat e përgjegjësisë në Zyrën e Kryeministrit dhe ministrive tjerë. Me anë të kësaj do t’i shtohen kompetencat kryeministrit dhe do të ketë kod të ri të mirësjelljes për të emëruarit politik.

Edhe në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti nuk foli në konferencën për media para gazetarëve.

***

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, zhvilloi mbledhjen e saj të tretë dhe ka miratuar vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka miratuar Rregulloren e re për fushat e përgjegjësive të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive. Sipas kësaj rregulloreje përcaktohet organizimi i Qeverisë në bazë të votimit të kabinetit qeveritar me 3 shkurt 2020 nga Kuvendi i Kosovës dhe organizohet me 15 ministri. Kjo rregullore e organizimit të Qeverisë do të pasohet me miratimin e rregulloreve për organizimin e brendshëm të secilës ministri në të ardhmen e afërt.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës” sh.a. Vendimi është mbështetur në Ligjin për ndërmarrjet publike dhe ka pasur parasysh funksionimin dhe gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje publike, e vlerësuar si mjaft e rëndë dhe me nevoja për të ndryshuar konceptin menaxhues.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për krijimin e listës së tepricës me sekretarët e përgjithshëm të ministrive që preken nga riorganizimi i Qeverisë së Kosovës. Qeveria do të angazhohet në shqyrtimin e të gjitha mundësive për angazhimin e tyre në pozita ekuivalente, sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Qeveria e Kosovës ka ricaktuar Izedin Bytyqin.

Është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, me një vendim të miratuar sot nga kabineti qeveritar. Këshilli do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe do të ketë në përbërje ministrin e Mbrojtjes, përfaqësues nga: Zyra e Kryeministrit; Komuna e Skenderajt; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike; Zyra e Presidentit; Familja Jashari; shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së; Asociacioni i Komunave dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, është shfuqizuar vendimi për përfitimet e zyrtarëve të lartë pas përfundimit të mandatit të tyre.

Në parim janë miratuar sot nga Qeveria e Kosovës edhe nismat për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për ndihmë juridike dhe për ekstradim në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Ministri i Financave dhe Transfereve ka njoftuar kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen në Konferencën e donatorëve për mbështetjen e Shqipërisë në tejkalimin e gjendjes pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar. Ministri ka theksuar se në emër të Kosovës janë zotuar 200 mijë euro, dhe ka vlerësuar se ndihma e gjithmbarshme e Kosovës ndaj Shqipërisë për sanimin dëmeve të tërmetit është më e madhja në proporcion me kapacitetet e saj.

Ministri i Financave dhe Transfereve ka prezantuar edhe kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarje të buxhetit për mbulimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës. Ministri ka propozuar që kabineti qeveritar të refuzojë kërkesën për ndarjet buxhetore për paga dhe mëditje dhe të aprovojë vetëm kërkesat për shpenzimet për mallra dhe shërbime.

***

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka propozuar që të bëhet shkarkimi i sekretarëve të cilët funksiononin nëpër ministri.

Në kuadër të shkarkimit hyjnë ministritë e prekura nga riorganizim dhe kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi.

“Ministritë e prekura nga riorganizimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, e Financave dhe Transfereve, e Administratës Publike, e  Investimeve Strategjike e Infrastrukturës dhe Ambientit. Do të shqyrtojë mundësinë e ricaktimin në pozita ekualivante, apo do të rishikojë mundësinë si punëtorë tepricë. Propozohet që Zyra e Ministritë të zbatojë këtë vendim që hy në fuqi ditën e nënshkrimit”, tha Kurti.

Image
Albin Kurti

***

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar edhe vendimin e qeverisë së kaluar që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre.

Kurti ka thënë se me këtë vendim do zvogëlohen shpenzimet.

***

Qeveria e Kosovës në mbledhjes e sotme ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

Në arsyetimin e këtij propozimi, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajadari tha se për këtë vendim e kanë mbulesën ligjore.

“Të shkarkohen bordi i drejtorëve në Telekom, shfuqizohen disa nga vendimet e qeverisë së kaluar për emërimin e drejtorëve. Drejtorët  duhet të shkarkohet për mos përmbushjen e punës, ata kanë shkelur detyrat, duke emëruar dhe punësuar të njerëz dhe shpenzime të tepërta. Nën tre edhe rezoluta e Kuvendit të Kosovës e parasheh shkarkimin e tyre”, tha ajo.

Për arsyetimin e këtij vendimi, foli edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se në bazë të raporteve të auditimit janë plotësuar kushtet për shkarkimin e bordit të drejtorëve

Image
Mbledhja e Qeverise

Kabineti qeveritar po ashtu  vendosi që të ndryshohet projektllegullorja për fushat e përgjegjësisë për Zyrën e Kryeministrit dhe ministrive, ku me këtë do t’i shtohen kompentencat e kryeministrit, do të ketë kodit të ri të mirësjelljes për të emëruarit politik. Derisa gjithë ministrave iu kërkua që në mbledhjen të sjellin pikëpamjet e tyre për këtë rregullore të re.

Mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar.

Nis mbledhja e Qeverisë Kurti, priten shkarkime

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti ishte paraparë të fillojë në ora 15:30, por që nisi me vonesë.

Njëkohësisht duhet përkujtuar që në paralajmërimin e mbledhjes nuk është bërë e ditur arsyeja që qoj Kurtin të mbledhë ministrat e tij pasditen e sotme.

Por në këtë mbledhje pritet të merret vendim për shkarkimin e Bordit të Post-Telekomit të Kosovës, si dhe të disa zyrtarëve nëpër ministri.

Image
Mbledhja e Qeverise

***

Drejtpërdrejt nga mbledhja e Qeverisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat