Besa Shatri paralajmëron dorëheqje nga Bordi i Telekomit

Aktuale

Besa Shatri paralajmëron dorëheqje nga Bordi i Telekomit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:42
Besa Shatri

Kryetarja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri, pritet të jap dorëheqje nga bordi i Telekomit të Kosovës.

Ky veprim i saj vije pasi ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve Strategjike, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, paralajmëroi shkarkimin e anëtarëve të bordit, për performancën e dobët, keqmenaxhimin dhe aferat korruptuese në të cilat ishte përfshirë ky bord që nga fillimi i emërimit.

Shatri ka thënë se janë duke e shqyrtuar opsionin e dorëheqjes.

“Edhe për dorëheqje edhe për veprimet tjera do të iu njoftojmë me kohë. Ndoshta edhe japim dorëheqje para se ajo të na shkarkoi. Jemi duke e shqyrtuar secilin opsion. Shumë shpejt, sot ose nesër”, ka thënë Shatri për Insajderin.

Ndërsa, jo zyrtarisht media mëson se ajo do të jap dorëheqje para se ministrja Hajdari të marr vendim për shkarkimin e saj.

Me tutje ajo ka theksuar se me ministren e re, Rozeta Hajdari, kanë pasur komunikime edhe më herët por që nuk i kanë bërë publike.

Mirëpo, sipas saj, meqë tash bashkëveprimi mes dy institucioneve është bërë përmes medieve, atëherë edhe ata si bord secilën shkresë që do t’ia dërgojnë do ta bëjnë publike.

“Po, po e presim reagimin e ministres njëherë, pastaj vazhdojmë me veprimet tona. Gjithçka, çka do ta bëjmë tani e tutje do ta bëjmë publike edhe për media. Ne kemi pasur komunikime me ministren edhe më herët të cilat nuk i kemi publikuar në media për shkak edhe të natyrës që ka telekomi, por tash e tutje meqë bashkëveprimi ndërmjet këtyre dy institucioneve është duke shkuar vetëm përmes medieve edhe ne secilën letër që do ta shkruajmë do ta bëjmë publike”, ka thënë Shatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat