Abdixhiku pret në takim ambasadoren e Finlandës

Aktuale

Abdixhiku pret në takim ambasadoren e Finlandës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 16:06
Lumir Abdixhiku dhe Pia Stjernvall

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Abdixhiku dhe Stjernvall diskutuan për mundësitë e përfitimit të Kosovës nga praktikat e mira të shtetit finlandez, sidomos në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Duke e përgëzuar për marrjen e detyrës, ambasadorja shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj për t’i ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit rreth implementimit të projekteve të parapara nga qeverisja e tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat