Qeveria ndan mjetet për zgjedhjet në Podujevë

Aktuale

Qeveria ndan mjetet për zgjedhjet në Podujevë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:46
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë edhe mjetet financiare për Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në lidhje zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, pas emërimit të ish-kryetarit, Agim Veliu në pozitën e ministrit.

Ministri i Financave, Besnik Bisliu në propozimin e tij për ndarjen e mjeteve për KQZ, adresoi edhe kritika për këtë institucion, ku tha se kërkesat e tyre për mëditje janë të pabaza. Për këtë arsye propozoi që mos të përfshihen mëditjet e tyre.

Derisa për këtë vendim abstenuan pesë ministrat e LDK-së.

Ministri i kuletës së shtetit, foli edhe për ndihmën tjetër prej 200 mijë eurosh për shtetin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas tij, Kosova me kapacitetet ekonomike është njëri ndër shtetet që kanë dhënë mjete financiare më së shumti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat