Vetëvendosja reagon pas vendimit të Qeverisë Kurti: Ky luks qeveritar është krejtësisht absurd

Aktuale

Vetëvendosja reagon pas vendimit të Qeverisë Kurti: Ky luks qeveritar është krejtësisht absurd

Nga: A.M. Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:55
Qeveria e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit.

Në reagimin e VV-së thuhet se “Në një vend të varfër si Kosova ky luks qeveritar është krejtësisht absurd dhe privilegj i panevojshëm”, shkruan "Bota sot".

“Qeveria e Kosovës sot mori vendim që të shfuqizohet vendimi i qeverisjes së kaluar për përfitimet e ish-zyrtarëve pas përfundimit të mandatit të tyre. Në një vend të varfër si Kosova ky luks qeveritar është krejtësisht absurd dhe privilegj i panevojshëm. Paraja publike duhet të ruhet dhe kjo fillon me zyrtarët qeveritar, thuhet në reagimin e VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat