Thaçi shkon për ngushëllime tek familja Sejdiu në Skenderaj

Aktuale

Thaçi shkon për ngushëllime tek familja Sejdiu në Skenderaj

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:01
Thaçi tek familja Sejdiu në Skenderaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shkuar për ngushëllime tek familja Sejdiu në Qirez të Skenderaj me rastin e vdekjes së nënës së katër dëshmorëve, Abide Sejdiu.

“Në shkurtin e vitit 1998, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë, Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin. Nderime përjetësisht kësaj familjeje patriotike, që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë tonë “- tha Thaçi.

Në shoqëri ishte të kreut të shtetit ishte edhe Sami Lushtaku, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt dhe ish-epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat