Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar sonte në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçin.
Ky i fundit e ka uruar presidentin e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë takim, ata kanë biseduar për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut që pritet të mbahen së shpejti, ashtu si edhe për politikën dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.