Qeveria Kurti, në mbledhjen e saj të zakonshme, ka marrë vendim që të shkarkohet bordi i drejtorëve në Post Telekomin e Kosovës.
Sidoqoftë, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi, ka thënë se sot ishte veç fillimi. Sipas tij, në ditët në vijim do të analizohet raportet e auditimit dhe performancës së të gjitha ndërmarrjeve publike.
Postimi plotë:
Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto nderrmarrje.