Kryeziu: Reformat në drejtësi, garancia e Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave

Aktuale

Kryeziu: Reformat në drejtësi, garancia e Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:36
Taulant Kryeziu

Zëvendësministri në Ministrinë e Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu ka shpresë për lajme të mira këtë vit sa i përket liberalizimit të vizave, por heziton të jep data.

Kryeziu,thotë se pavarësisht se Kosova i ka plotësuar kushtet, disa vende kanë hezituar të pranojnë liberalizimin e vizave për Kosovën për shkak të mos luftimit të krimit dhe korrupsionit nga ana e institucioneve shtetërore.

Ai thotë se zotimi i kryeministrit Kurti se do të bëjë luftë të pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë kartë e fortë në drejtim të liberalizimit të vizave.

“Ne do t’i futemi vetingut në gjykata, AKI e polici në nivele të larta. Ne e shohim këtu çelësin. Reformat që do të merren nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të bindin shtetet hezituese të votojnë për liberalizimin e vizave”.

Zëvendësministri në Ministrinë e Integrimit Evropian thotë se reformat që do të merren në Ministrinë e Drejtësisë e atë të Brendshme do të jenë sinjale për shtetet hezituese në mënyrë që Kosova të ketë lajmë të mira gjatë këtij viti.

“Megjithatë nuk jam ithtar i datave se kur mund të ndodh liberalizimi”, deklaroi më tej Kryeziu.

Ai thotë se me kryeministrin Kurti të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’iu mundësohet ambienti i përshtatshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Ata nuk do të kenë frikë se mos po u vjen ndonjë telefonatë nga ndonjë i “fuqishëm”, marrë parasysh qe ne do të bëjmë një standard të ri që të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera Taulant Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat