Vrasjet e tjera që u kryen nga policët e Kosovës

Aktuale

Vrasjet e tjera që u kryen nga policët e Kosovës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:16
Foto Ilustrim

Janë disa raste kur zyrtarët policor të Kosovës, u përfshinë në konflikte që përfunduan me vrasje.4 anëtarë të një familje  u vranë me armë zjarri, të martën në një shtëpi në Gjilan.

Ndërkohë pas kësaj, ajo që dyshohet që e bëri këtë krim makabër, është vajza e kësaj shtëpie që më pas e qëlloi edhe veten.Ajo është Valdete Bllaca, ndërsa ajo ka qenë zyrtare policore.

Por, ky rasti që besohet të jetë më i rëndi pas luftës, nuk ishte i pari që një zyrtar policor ishte i përfshire në vrasje.Vitin e kaluar, nga dora e një polici, mbeti i vrarë edhe Lulzim Spahiu.

Deri tek akti tragjik, erdhi pas një aksidenti në komunikacion më ish – zyrtarin policor, Vëllaznim Hamdiun.Lulzim Spahiu, ishte qëlluar në ulësen e mjetit të tij transportues, ku gjeti edhe vdekjen.Të gjithë ngjarjen nga afër, e kishte parë djali i të ndjerit, që në ato momente ishte me të.

Në 2019-tën, ndonëse jashtë detyrës zyrtare, edhe një polic u përfshi në vrasje.Ish – zyrtari policor, Shefki Spahiu, po mundohej ta kryente një grabitje në një kazino të Suahrekës.

Ai la të vdekur në vend, Jetmir Alijajn 32 vjecar, nga fshati Mushtisht, që ishte punëtor i Kazinos.Vrasje nga një zyrtar policor ishte kryer edhe në Decan.  

Atje Ilmi Lufi nga Deçani, mbeti i vdekur nga një armë zyrtare e policisë se Kosovës.Në njoftimin zyrtarë të policisë, u tha se zyrtari policor, Shefqet Kamberaj, vrasjen e kishte bërë në vetëmbrojtje.

E me armën zyrtare, edhe shumë policë të tjerë, kryen vetëvrasje.Ndërkohë, përfshirja në krime të ndryshme nuk janë të rralla në Kosovë.Vetëm vitin e kaluar nga ana e Inspektoratit Policor u arrestuan 41  efektiv të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat