Kina e zemëruar në Daçiqin: Pason një kthesë dramatike në raportet ndaj tij

Aktuale

Kina e zemëruar në Daçiqin: Pason një kthesë dramatike në raportet ndaj tij

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:49
Daçiqi

Zyrtarët e Kinës janë të zemëruar në ministrin  jashtëm serb Ivica Daçiq për shkak të shmangies së udhëtimit në vizitë në këtë vend, mëson “Kurir” nga burime diplomatike, transmeton “Bota Sot”.

Deklarata e djeshme e Daçiq se planifikon atë rrugë, por seriozisht mendon se si do të kthehet  nga Kina për shkka të epidemisë Korona-virus dhe karantinës për të gjithë ata që kthehen nga hapësirat e rrezikuara, seriozisht kanë zemëruar zyrtarët kinez që shprehen se me këtë ka poshtëruar miqësinë serbo-kineze.

“Përqeshja e hapur e Kinës, që ka qëndruar përkrah Serbisë edhe në kohën e bombardimeve të NATO-së në momentet e tashme të vështira për Kinën është poshtëruese nga ndonjë diplomat e posaçërisht nga Serbia. Kina më nuk do ta konsideroj mik të vendit, por do të vazhdoj ta respektoj presidentin Vuçiq. Në të vërtetë do respektoj vetëm Vuçiqin ndërsa ndaj Daçiq do ketë ndryshim dramatik” ka thënë ky burim.

Ky burim thotë s këtë Kina nuk do  ta tregoj këtë menjëherë, sikur secili vend që ka politikë serioze edhe diplomatike, por më pas do ta demonstroj këtë.

Të përkujtojmë se Daçiq ka deklaruar se nuk është në pyetje si të shkoj në Kinë duke marr parasysh suspendimin e fluturimeve drejt atij vendi, por më e vështirë është si të kthehem nga Kina duke marr parasysh se karantina zgjat 14 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat