Osmani tregon preokupimet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë pas takimit me Cakajn

Aktuale

Osmani tregon preokupimet e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë pas takimit me Cakajn

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:53
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Osmani tha se bashkëpunimi ndërparlamentar e ndërinstitucional; bashkërendimi në politikën e jashtme; promovimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, nisma të reja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë, kujdesi ndaj Luginës si dhe trajtimi i kujdesshëm i diasporës, janë preokupimi i përbashkët dhe i përhershëm i Kosovës dhe Shqipërisë.

Osmani shtoi se ky vullnet u dëshmua edhe në takimin e sotëm me Cakajn.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërparlamentar e ndërinstitucional; bashkërendimi në politikën e jashtme; promovimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, nisma të reja për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, kujdesi ndaj Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, si dhe trajtimi i kujdesshëm i diasporës, janë preokupim i përbashkët dhe i përhershëm i vendeve tona. Ky vullnet u dëshmua edhe në takimin e sotëm me ministrin në detyrë për Evropë dhe Politikën e Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakajn. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat