Besa Gaxherri: Në borde ka anëtarë të LDK-së, por LDK nuk i kontrollon ato

Aktuale

Besa Gaxherri: Në borde ka anëtarë të LDK-së, por LDK nuk i kontrollon ato

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 23:05
Besa Gaxherri

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri, ka thënë se koalicioni mes LDK’së dhe VV’së është shumë i fortë, por që sot në mbledhjen e Qeverisë Avdullah Hoti ka dhënë vetëm direktiva se si të shkarkohen anëtarët e bordeve.

Tutje, ajo ka thënë se nëpër borde të ndërmarrjeve shtetërore ka anëtarë të të gjitha partive, por që ata nuk i kontrollojnë ato.

“Në borde ka anëtarë të LDK’së, por LDK nuk i kontrollon ato pasi nuk është në filozofinë e saj”, thotë Gaxherri.

“Zotëri Hoti ka kërkuar që të respektohen rregullat e shkarkimit. Nuk mundemi të shkojmë në një gjueti shtrigash”, ka shtuar ajo.

Qeveria Kurti ka shkarkuar të gjithë anëtarët e Bordit të Telekomit sot në mbledhjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat