Faton Abdullahu kritikon Albin Kurtin për dialogun më Serbinë

Aktuale

Faton Abdullahu kritikon Albin Kurtin për dialogun më Serbinë

Nga: A.J Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:47
Faton Abdullahu

Rifillimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë duket se do të filloj shumë shpejt ani pse një gjë të tillë kryeministri Albin Kurti kishte thënë se për ketë nuk do të nguten.

Njohësi i çështjeve politike Faton Abdullahu në një postim të tij në facebook ka thënë se Qeveria aktuale vazhdon të jetë ende konsistente në qëndrimin të cilin e ka shpalosur që në fillim z. Kurti në takimin e parë me Ambasadorin Kosnet. Kurti në këtë takim ka thënë ‘nuk do të ngutemi me dialogun’, edhe përkundër faktit se z.Kosnet po në këtë takim ka konstatuar se duhet ‘të rifillojnë menjëherë bisedimet me Serbinë’.

 

 

Postimi i plotë:

 

Qeveria aktuale vazhdon të jetë ende konsistente në qëndrimin të cilin e ka shpalosur që në fillim z. Kurti në takimin e parë me Ambasadorin Kosnet. Kurti në këtë takim ka thënë ‘nuk do të ngutemi me dialogun’, edhe përkundër faktit se z.Kosnet po në këtë takim ka konstatuar se duhet ‘të rifillojnë menjëherë bisedimet me Serbinë’. LDK ka përgjegjësi shumë të madhe para qytetarëve dhe vendit tonë në krejt këtë farë qëndrimi që pati dhe po e mban ende z. Kurti. Pa LDK-n, LV nuk do të bënte dot qeveri dhe z. Kurti nuk do të vinte në krye të saj. LDK me mesazhe të paqarta e herë me dykuptismsi është duke e ndihmuar LV përkatësisht Qeverinë Kurti të prolongoj të gjitha proceset që kanë të bëjnë me rifillimin e dialogut me Serbinë.

Edhe diçka. Çfarë është duke bërë Kryeministri Kurti me projektin e tij ‘nga poshtë lartë, si formë për të filluar bashkëbisedimin me serbët e Kosovës. Apo e ka kuptuar se për diçka të tillë ‘nga poshtë lartë’ i duhen ‘shkallët nga Beogradi. Në të vërtetë është më keq se kaq. Ai e ka ditur se nuk është hajri i kësaj qasje, por e ka shpalosur si ide për ta anashkaluar dhe prolonguar sa më shumë që është e mundur dialogun me Beogradin. Deri kur ?

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat