Kryeministri Kurti ia shfuqizon konkursin e hapur Rexhep Hotit

Aktuale

Kryeministri Kurti ia shfuqizon konkursin e hapur Rexhep Hotit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:46
Rexhep Hoti

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim të mërkurën që të anulojë një konkurs të hapur më 25 janar nga Zyra e Rexhep Hotit, Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili u shkarkua javën e kaluar.

Në një vendim të publikuar në uebsajtin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se anulimi i konkursit për Marrëveshje për Shërbime bazohet në një vendim të Qeverisë Kurti, të datës 12 shkurt.

“Anulohet konkursi për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta (MSHV) e publikuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport me datë 25 janar 2020. Anulimi bazohet në vendimin e Qeverisë Nr.02/02 të datës 12.02.2020”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës, duke iu referuar vendimit të datës 12 shkurt, kur qeveria e re mori vendimin për shkarkim të koordinatorëve nacionalë, në mesin e të cilëve ishte edhe Hoti.

Nga pjesëmarrësit në konkurs, qeveria ka kërkuar mirëkuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat