E dhimbshme: Kjo është familja e tërë nga Gjilani që do të varrosen sot

Aktuale

E dhimbshme: Kjo është familja e tërë nga Gjilani që do të varrosen sot

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:02
Familja pesë anetareshe

Është bërë e ditur se 5 anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen sot.

Varrimi i tyre do të bëhet (sot, e enjte) me namazin e Ikindisë në orën 14:52, në varrezat e fshatit Cernicë.

Një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Në këtë tragjedi të rëndë  ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat