Kosnett takohet me liderët e Kosovës, thekson rëndësinë e heqjes së taksës

Aktuale

Kosnett takohet me liderët e Kosovës, thekson rëndësinë e heqjes së taksës

Nga: G.B Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:05
Albin Kurti dhe Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka mbajtur takime me liderët e institucioneve të Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook nga Ambasada Amerikane, gjatë këtyre takimeve, Kosnett ka thënë se duhet të hiqet taksa e vendosur nga Kosova, përcjell Bota sot.

Sipas njoftimit, Kosnett u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Me kryeministrin Albin Kurt, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrat Hoti dhe Abazi si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën.

“Kosnett do të takohet edhe me ministrat tjerë. Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare. Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eleminuar menjëherë tarifat”, shkruhet në këtë njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat